Tahiri për 15-vjetorin e Pavarësisë: Është detyra jonë ta bëjmë Kosovën pjesë të familjes evropiane

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në seancën solemne në Kuvend për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë, ka thënë se historia e shtetit të Kosovës ka për themel ngjarjet dhe personalitetet që janë thelbi i dinjitetit dhe krenarisë shtetërore e kombëtare.

Tahiri ka thënë se nuk do të harrohen kurrë emrat që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Historia jonë sikurse ajo e juaja ka për themel dhe ngritet mbi ngjarjet dhe personalitete që janë thelbi i dinjitetit dhe krenarisë sonë shtetërore dhe kombëtare. Kujtojmë me dinjitet historinë e tyre për liri, mijëra djem e vajza që u bënë arterie të furnizimit për luftën e lirisë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se duhet të punohet deri te integrimi i Kosovës në strukturat evropiane.

“E dinë të gjithë që Republika e Kosovës, pavarësia, është e pakthyeshme dhe është detyra jonë që Kosovën ta bëjmë të përfunduar, ta bëjmë pjesë të familjes evropiane, NATO-s, BE-së dhe OKB-së”.

Sipas tij, Kosova prej që ka shpallur pavarësinë ka dëshmuar se është shtëpi e të gjithëve.

“Pavarësia e saj është e pakthyeshme, nga shpallja e pavarësisë kemi dëshmuar maturinë se Kosova është shtëpi e të gjithëve, megjithatë kemi sfida në rrugën tonë përpara, kemi nevojë të jemi më të bashkuar, nuk guxojmë të flasim për ndasi politike”, ka vijuar ai.

Ai ka përmendur edhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se është amanet i brezave që dhanë jetën për këtë liri që këto raporte të thellohen edhe më shumë.

“Është koha për unitet për ruajtjen dhe thellimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kemi obligim nga brezat që dhanë gjithçka për këtë ditë dhe brezat që do të vijnë nesër”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika