Tahiri për arratisjen e Enver Sekiraqës: Institucionet e drejtësisë duhet dhënë llogari

"Arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari"

Abelard Tahiri, PDK

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Abelard Tahiri ka ‘fajësuar’ institucionet e sigurisë për nivelin e ulët të sundimit të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve të vendit.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” është shprehur se arratisja e Enver Sekiraqës, i cili ka qenë me masën e arrestit shtëpiak dëshmon se është dështim i radhës nga institucionet e sigurisë dhe se për këtë duhet dhënë llogari.

Madje, Tahiri e ritheksoi nevojën për zgjedhje të parakohshme sepse gjendja alarmante përfshin edhe sektorë të tjerë jo vetëm drejtësinë.

“Arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari.Kjo gjendje është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme. Gjendje e tillë alarmante është edhe në sektorët e tjerë, prandaj shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja tanimë janë të domosdoshme”, shkroi Tahiri.

Ndryshe, Enver Sekiraqa u shpall fajtor për nxitje të vrasjes të policit Triumf Riza.

Për herë të parë në vitin 2016 Sekiraqa ishte dënuar me 36 vite burgim kurse sërish në vitin 2019 me 20 vite burgim. Ish-polici, Triumf Riza, është vrarë më 30.08.2007 në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika