Tahiri për Asociacionin: Vuçiq i ndan informacionet me Rusinë e Kinën, Kurti as me ne e as me Shqipërinë

"Papërgjegjësi totale prej një kryeministri të Kosovës, është për keqardhje që prej këtij raportimi të vonuar po i bën favor Aleksandër Vuçiqit duke mos shpalosur informacione dhe duke i mbajtur në raportin konfidencial", ka deklaruar Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mostransparencë në lidhje me draft-statutin për Asociacionin duke e cilësuar “papërgjegjësi totale” të Kurtit.

Në seancën e së premtes, ku po diskutohet për takimin në Bruksel, Tahiri ka thënë se përmes këtij raportimi të vonuar dhe duke mos shpalosur informacione për draftin, “Kurti po i bën favor” presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Papërgjegjësi totale prej një kryeministri të Kosovës, është për keqardhje që prej këtij raportimi të vonuar po i bën favor Aleksandër Vuçiqit duke mos shpalosur informacione dhe duke i mbajtur në raportin konfidencial. Sikur ky kryeministër t’i besonte vullnetit të popullit, kurrë nuk do të pranonte që informacionet vitale për dialog të mbaheshin larg qytetarëve e Kuvendit. Do duhej të kishte informacione edhe sikur të ishte vetëm kryeministër teknik e jo që e ka votën e shumicës”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë tutje se “Vuçiq i ndan informacionet me Rusinë dhe Kinën” ndërsa “Kurti as me ne as me Shqipërinë”.

“Përderisa Vuçiq i ndan informacionet me Rusinë dhe Kinën, Kurti as me ne, as me Shqipërinë. Mungesa e transparencës tregon për një klimë toksike që është krijuar në dialog. Serbia nuk ka interes që të arrihet një marrëveshje që e shtyn Kosovën përpara. Kurti me eksperimentet e ekzibicionet e tij ka arritur të krijojë një klimë që ndaj Kosovës të vendosen sanksione, është befasi me elemente të skandalit që një kryeministër me elemente të tilla të shtyjë të përjashtojë prej Defender Europe 23”, ka theksuar ai.

Tahiri tutje ka thënë se Kurti ka shkelur “filozofinë politike të tij”, duke thënë se “ky kryeministër që folte për Zajednicën tap u ul në karrige të kryeministrit e lëshoi bajrakun dhe e pranoi”.

“Konfidencialiteti, mungesa e transparencës dhe përfshirjes së publikut është arrogancë dhe vazhdimësi e mashtrimit të tij prej që ka ardhë në Kuvend”, ka vijuar Tahiri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika