Tahiri për projektbuxhetin e vitit 2024: Qeveria po e shpërndan paranë publike për qëllime elektorale

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria buxhetin e ka kthyer në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të të punësuarve në institucione shtetërore, por duke e shpërndarë paranë publike "për qëllime elektorale"

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se me projektbuxhetin për vitin 2024 Qeveria e Kosovës godet shtyllat vitale të ekonomisë.

Tahiri në një postim në Facebook ka thënë se qeveria buxhetin e ka kthyer në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të të punësuarve në institucione shtetërore, por duke e shpërndarë paranë publike “për qëllime elektorale”.

“Sot, në Kuvend do të diskutohet Buxheti 2024. Me një lexim të kujdesshëm shihet qartë se me këtë dokument qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë, e ka kthyer buxhetin në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të punësuarëve në institucione shtetërore, por duke e çkepur paranë publike për qëllime elektorale. Shpejt ju vie fundi edhe juve, ju shkuan 3 vjet e kryhet edhe viti 2024. Turp”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika