Tahiri për Projektligjin e zyrtarëve publikë: Është sulm ndaj administratës shtetërore

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, e ka kritikuar Projektligjin për zyrtarët publikë, duke thënë se është sulm ndaj administratës publike

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka kritikuar Projektligjin e ri për Zyrtarët Publik, të cilin e kishte prezantuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke bërë të ditur se e kanë proceduar në konsultime paraprake Projektligjin për zyrtarët publikë.

Këtë projektligj, Tahiri e ka cilësuar si “sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim”.

Sipas tij, projektligji në fjalë është kundër “gjithëçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma me reforma në dekadën e fundit”.

“Projektligji i ri për Zyrtarët Publik, respektivisht Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë qartazi nene kundërkushtetuese, që në esencë janë fshisë e hekurt kundër menaxhmentit drejtues të administratës shtetërore”, ka shkruar ai në Facebook.

Në fund, Tahiri ka thënë se një ligj i tillë nuk duhet të kalojë.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika