Tahiri për qeverinë: Kur i duhet suksesi dalin me pamje, kur kanë ndonjë hall dalin me shifra

"Pra, kur i duhen pamjet e sukseseve të intervenimeve, dalin me foto e me pamje. Por, kur për një moment e kanë një hall, të njëjtit për të njejtit policë, dalin me një shifër, për të krijuar përshtypjen e rrejshme te qytetarët dhe publiku, që gjoja këta policë kanë pagë relativisht të mirë.Për besë, turp", ka shkruar shefi i GP-së të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas protestës që mbajtën dje pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues (NjSI) para qeverisë.

Tahiri ka thënë, përmes një postimi në Facebook, se reagimet e kryeministrit dhe të ministrit kanë për qëllim delegjitimimin e kërkesave të policisë.

“Paska reaguar edhe kryeministri e edhe ministri ndaj protestës së FIT-it, me të vetmin qëllim delegjitimimin e kërkesave të tyre. Mos harroni se Albini edhe Xhelali gjerë e gjatë, kanë ligjëruar për meritat e tyre dhe të Qeverisë, deri aty ku ka përmendur përmirësimet e kushteve të punës së policëve, sikur të bëhej fjalë për punonjës të administratës publike dhe jo për njerëz, që jeta e të cilëve shpesh u ekpozohet kërcënimit dhe rrezikut maksimal. Diçka që pas ngjarjeve në veri e dinë edhe fëmijët parashkollorë”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, as Kurti e as Sveçla nuk po e përmendin fare sakrificën e policisë natë e ditë në veri dhe si kanë ardhur deri te ajo pagë.

“Pa fije sinqeriteti Kurti e Sveçla ua përmenin pagën mesatare atyre që protestuan, që sipas tyre, për këtë vit paska arritur shifrën 2200 euro! Kryeministri e ministri nuk tregojnë se si ka ardhur deri te kjo shumë, pra nuk përmendin fare sakrificën e tyre natë e ditë në veri, në kohë me shi, e me stuhi”, ka vijuar ai.

Tutje, Tahiri ka thënë se kur i “duhet suksesi” qeveria del me pamje ndërsa “kur ata kanë një hall, dalin me shifra”.

“Pra, kur i duhen pamjet e sukseseve të intervenimeve, dalin me foto e me pamje. Por, kur për një moment e kanë një hall, të njëjtit për të njejtit policë, dalin me një shifër, për të krijuar përshtypjen e rrejshme te qytetarët dhe publiku, që gjoja këta policë kanë pagë relativisht të mirë.Për besë, turp”, ka theksuar ai.

Ndryshe, pas protestës së NjSI-së, ministri Sveçla dhe kryeministri Kurti kanë deklaruar se të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare që protestuan sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj, duke llogaritur këtu pagën bazë dhe shtesat.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika