Tahiri për Qeverinë Kurti: E dobët dhe pa rezultate

Besnik Tahiri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë intervistës së saj në emisionin “Debat Plus”, pesë ditë me parë se ” sa për këtë opozitë, ne e zgjasin edhe katër vite mandatin pa zgjedhje hiç”.

E këtë deklaratë, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria aktuale e cila po udhëheq me mandatin më të gjatë të saj në historikun e udhëheqjes së vendit, është një qeveri e dobët dhe pa rezultate.

” Një logjikë e njohur, një logjikë arbitrare, autoritare e një partie e cila ka marrë një  besim masiv, ku këtë besim e ka shpërdoru në formën më të ulët. Duke qenë qeveria më e pazot, qeveria me më pak rezultate, ndërsa është qeveria që ka mandatin më të gjatë në historinë e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht me shumicën më të madhe parlamentare”.

Tahiri shtoi se qeveria Kurti e kërkon “ndihmën” dhe “qëndrimin opozitar” vetëm kur ngushtohet.

Tahiri, në emisionin ” Debat Plus” të Televizionit Dukagjinit, tha se opozita aktuale ka qenë në detyrën e saj dhe në “detyrën e vet” , teksa ka shtuar se në historinë e opozitës është arritur që  të kthehen dhjetë ligje të rikthehen në ligje antikushtetuese.

“Kjo është një vazhdimësi e pasjes autoritare dhe një qasje fëmijërore që tregon për një qeveri që nuk kujdeset. Një ministre me iu drejtu opozitës, që për këtë opozitë ne do të udhëheqin edhe disa mandate, tregon për jo seriozitetin e saj, një qasje fëmijërore që nuk e ka detyrën dhe përgjegjësinë në rend të parë, por e ka komunikimin politik” deklaroi Tahiri.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika