Tahiri për sulmet ndaj gazetarëve: Shpërfaqin njëkohësisht dobësi dhe brishtësi institucionale

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit gjatë ditës së sotme

Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se sulmet ndaj gszetarëve në veri të vendit është “pjesë e një kampanje të sinkronizuar nga Serbia dhe bandat e saj kriminale në veri të Republikës së Kosovës”.

Tahiri ka thënë se media e lirë është shenja dhe shtylla mbrojtëse e shtetësisë dhe shtetformimit.

“Të lihen të pambrojtur nga kriminelët, përpos se tolerim i nëpërkëmbjes së parimeve dhe vlerave universale njerëzore, shpërfaq njëkohësisht dobësi dhe brishtësi institucionale. Kur shtrinë sovranitetin dhe sundimin e ligjit, nuk guxon t’i lësh të pambrojtura shtyllat e shtetformimit”, ka shkruar Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka shtuar se mediat e lira dhe gazetaria profesionale “janë më meritorët që Kosova nuk do t’i jap asnjë shans rrëshqitjes në kaos, anarki, dhe autoritarizëm”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika