Deputetët e pozitës dhe opozitës janë përplasur përsëri në kuvend, por kësaj here për kutinë e votimit në të cilën do të vendoseshin votat e deputetëve për zgjedhjen e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Pasi herën e parë kutinë e largoi nga foltorja Armend Zemaj i LDK-së, kësaj here Abelard Tahiri u konfrontua me deputetin e VV-së Salih Zyba.
Tahiri e mori kutinë dhe e hodhi në dysheme, duke tentuar kështu t’ia pamundësojë deputetëve të pozitës votimin.
Deputetët e opozitës, të enjten e pese majit, gjatë seancës plenare kanë filluar që me goditje të tavolinave, e fishkëllima të krijojnë zhurmë me qëllim që t’i pamundësojnë punimet e Kuvendit të Kosovës, si shenjë revolte për mosthemelimin e komisionit hetimor për energji.
Për qetësuar situatën kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thirrur një mbledhje me shefat e grupeve parlamentare
Seanca është shtyrë për së dyti herë, tash deri në orën 14:00.