Tahiri: Populizmi e fundosi Kurtin e po fundoset edhe Kosova

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se populizmi e ka fundosur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Populizmi është një mjet mjaft efikas për të dalë nga një situatë, por më pas të fundosë. Kurti e kishte mjet të fortë populizmin, ka dalë prej shumë situatave…Ky mjet populist e fundosi Kurtin, por po fundoset edhe Kosova”, ka thënë Tahiri.

Sipas saj, nuk ka fundosje më të madhe sesa të bësh gjëra që ke thënë se s’do t’i bësh.

“A ka më rëndë për dikë që ka thënë se kurrë s’do e pranojë Asociacionin e me dy duar e pranoi. A ka me rëndë për dikë që jo vetë në Kosovë, por i ka shkuar gjithë Shqipërisë me i thanë se unë e bëj bashkimin se unë hapi degë të Vetëvendosjes. A ka fundosje më të madhe?”, ka thënë Tahiri.

Këtë koment Tahiri për kryeministrin Albin Kurti, e ka dhënë lidhur me replikën që bëri kryeministri ndaj opozitës në një seancë plenare, kur ai u shpreh se “Serbia po ju kërkon juve”.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika