Tahiri: Qeveria aktuale ka shkeljet më të mëdha kushtetuese

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në Ditën e Kushtetutës Republika e Kosovës po përballet me një qeveri antikushtetuese

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të martën ka mbajtur konferencë për medie.

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në Ditën e Kushtetutës Republika e Kosovës po përballet me një qeveri antikushtetuese.

“Në këtë ditë kujtojmë se antikushtetuesja, arbitrariteti e ka kthyer këtë qeveri me shkeljet më të mëdha kushtetuese”, tha ai.

Tahiri tha se në Ditën e Kushtetutës, AAK-ja e sheh si shqetësim kthimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Pagat.

“Gjykata Kushtetuese ka kthyer pas Ligjin për KPK-në në tërësi, Ligjin për produktet themelore destabilizim, Ligjin për paga. Kjo qeveri për tri vite ka procedu me procedurë të përshpejtuar një mori ligjesh nga 104 ligje mes qershorit 2022 dhe 2023, 21 janë miratuar pa përpjekje për konsensus partiak”, deklaroi deputeti Tahiri./EO

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika