Besnik Tahiri, Shef i Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të naftës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Kosovë një litër naftë kushton gati njejtë sikurse në vendet e Bashkimit Evropian.
Ai është shprehur se rritja e çmimeve të produkteve elementare, po e vështirëson jetën e qytetarëve në Kosovë.
“Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta. Rritja e çmimeve të produkteve elementare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës. Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë”, ka shkruar ai.
Ndryshe çmimi i naftës ka pasur vazhdimisht lëvizje, së fundmi një litër ka shkuar deri në një euro e 79 cent.