Tahiri: Qeveria Kurti degradoi pagat e mjekëve, policëve e ushtarëve

Në vazhdën e reagimeve lidhur me pagat që i janë dhënë sektorit publik, ka reaguar edhe shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka ulur pagat për disa kategori, ndërsa ka rritur pagën e kryeministrit dhe të ministrave

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini

“Qeveria e Albin Kurtit degradon pagat e mjekëve të përgjithshëm, teknikëve mjekësorë, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë, si dhe shumë kategorive të tjera që paguhen nga buxheti i Kosovës”.

Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në vazhdën e reagimeve lidhur me pagat që i janë dhënë sektorit publik.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti për ulje të pagave të disa kategorive, ndërsa ka thënë se ka pasur rritje të pagave të kryeministrit dhe të ministrave.

“Ky veprim degradues, është vulë për dekurajimin e profesionistëve që të qëndrojnë në Kosovë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Po ashtu, të mërkurën mbrëma, në emisionin “Five” të RTV Dukagjini, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se këtë muaj disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, jo vetëm që nuk kanë marrë paga të barabarta, por e kanë marrë edhe pagën me ulje.

Ajo ka thënë se gjatë ditës së parë të muajit mars, kanë pranuar detaje se si punëtorëve të sektorit publik u janë kredituar pagat në llogaritë e tyre, dhe, sipas saj, diferenca është 50 deri në 60 euro dhe nuk është siç ka premtuar Qeveria e Kosovës me koeficientin e ri që diferenca të jetë deri 100 euro.

“Ne kemi marrë sot gjatë gjithë ditës detaje se si njerëzve u janë kredituar pagat në llogaritë e tyre, dhe diferenca është 50 deri në 60 euro assesi nuk është deri 100 euro. Po flas për mësimdhënësit nga klasa 10 deri në klasës e 12-të, ndërkohë që për mësimdhënësit klasa 6-të deri në 9-të shkolla fillore e ulët është me rritje page vetëm 90 euro, gjë që premtimi nga kryeministri është që kjo rritje do të jetë 167 euro. Ndërsa, gjithë policëve sot pagat u kanë dalë nëse jo të barabarta, u kanë dalë edhe më të vogla”, është shprehur Bajrami, në emisionin FIVE.

Kujtojmë se, të martën e 28 shkurtit dhe të mërkurën më 1 mars, ka pasur reagime të shumta lidhur me pagat që i janë dhënë sektorit publik.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për përcaktim të shtesave, procesi i mbledhjes së të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, dhe, sipas njoftimit, këto shtesa për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars.

 

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme, më 28 shkurt, kishin njoftuar se të gjithë zyrtarëve publikë se do t’i disbursohen pagat e para sipas Ligjit për Paga, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika