Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti gjatë seancës në Kuvend, duke listuar një sërë “dështimesh dhe skandalesh” që, sipas tij, kanë shoqëruar mandatin qeverisës.
Sipas Tahirit, kjo qeveri ka thyer rekorde sa i përket shkeljeve të Kushtetutës. Ai theksoi se gjatë këtij mandati, janë konfirmuar nëntë raste të ligjeve antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.
“Ligje që kanë pasur për qëllim kapjen e shtetit dhe dëmtimin e ekonomisë së lirë”, ka theksuar ai.
Një tjetër skandal sipas Tahirit lidhet me tenderët njëburimor. Sipas tij, nga 22 mars 2021 deri më 1 shtator 2024, kjo qeveri ka lidhur 2,123 kontrata në procedurë të negociuar pa publikim, me një vlerë totale prej 272.9 milionë eurosh.
“Ky është një nga skandalet më korruptive në historinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Tahiri kërkoi përgjigje për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj dhe pazaret me energjinë, duke pyetur nëse kryeministri ishte i informuar apo pjesë e këtyre skandaleve.
Ai përmendi gjithashtu keqmenaxhimin në KEK dhe akuzat ndaj Ragip Krasniqit, duke e quajtur situatën “marramendëse.”
Mes tjerash, Tahiri kërkoi përgjigje për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj dhe pazaret me energjinë, duke pyetur nëse kryeministri ishte i informuar apo pjesë e këtyre skandaleve.
Ai përmendi gjithashtu keqmenaxhimin në KEK dhe akuzat ndaj Ragip Krasniqit, duke e quajtur situatën “marramendëse.”
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së i kërkoi kryeministrit të japë llogari për akuzat ndaj mediave dhe skandalin RTK.
“Çështja e katërt ndërlidhet me skandalin KEK, Ragip Krasniqi sot ka një aktakuzë, rasti është në prokurori ndërsa hajnia dhe keqmenaxhimi është marramendës deri te situata kur para politika na tregon se kur ndalet dhe lëshohet rryma. Sot kryeministri Kurti, duhet të iu tregoj qytetarëve për skandalin RTK, për deklaratat e tij ndaj mediave, duke i akuzuar deri në atë masë, sa munden me qenë problematike për gazetarët”, ka deklaruar Tahiri në seancën e Kuvendit.
Tahiri e përmbylli fjalën duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi nga Qeveria Kurti lidhur me këto çështje që ai i quajti “skandale të njëpasnjëshme.”