Tahiri: Qeveria Kurti po ik nga Prokuroria, mediat dhe parlamenti

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar veprimet e Qeverisë Kurti për bojkotimin e mediave, duke e konsideruar atë si një qeveri në ikje që po shmang përgjegjësitë dhe nuk po i përballon sfidat

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës më dialog me Serbinë Edita Tahiri, e ka komentuar veprimin e partisë në pushtet për të bojkotuar disa nga mediat gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo ka vlerësuar se në të njëjtën mënyrë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po ik edhe nga prokuroria.

Tahiri ka theksuar se Qeveria Kurti ka marrë rrugën e shkuarjes.

“Ikje nga mediat, ikje nga parlamenti kur debatohen çështje të dështimeve madhore, ikje nga prokuroria kur thirret për çështje korrupsioni – kjo qeveri në ikje, vet e ka marre rrugën e shkuarjes… as nuk po i pret zgjedhjet”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika