Tahiri: Qeveria me anë të miratimit të Ligjit për zyrtarët publikë po e sulmon administratën shtetërore

"Sot, Qeveria e Kosovës e ka në miratim Ligjin për Zyrtarët Publik në mbledhjen elektronike. Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit", ka shkruar Tahiri

Besnik Tahiri, AAK

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka ka akuzuar qeverinë për sulm ndaj administratës shtetërore.

Sipas Tahirit, qeveria e ka vënë në plan miratimin për të premten në mbledhje elektronike Ligjin për Zyrtarët Publikë pa përfshirjen e rekomandimeve për të.

“Sot, Qeveria e Kosovës e ka në miratim Ligjin për Zyrtarët Publikë në mbledhjen elektronike. Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka shprehur shqetësimet se po kapet administrata e shtetit teksa e ka cilësuar këtë tragjike.

“Tragjike kjo kapje e shtetit dhe nevoja që reformën ta mbrojmë nga politizimi e partizimi në Gjykatë Kushtetuese, prapë”, ka vijuar ai.

Ai ka listuar disa nga çështjet që sipas tij e bëjnë problematik këtë ligj.

  • Mungesa e konsultimit me palët e afektuara, që janë zyrtarët publikë. Kjo e bënë projektligjin pa legjitimitetin e nevojshëm;
  • Projektligji shkon kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke paraparë që nëpunësit që janë emëruar në pozitat e nivelit të ulet dhe të mesëm drejtues, të privohen nga e drejta ligjore e fituar me ligjin që ka qenë në fuqi kur janë emëruar. Projektligji i ri, duke i dhënë vetes efekt retroaktiv, e cenon të drejtën ligjore të fituar të kësaj kategorie. Krejt kjo në kundërshtim flagrant me parimet e SIGMA-së dhe BE-së, si një detyrim që Kosova ka marrë me MSA-në, që RAP ta bëjë në koordinim me BE-në, të cilën gjë nuk po e bënë;
  • Ky projektligj shkel të drejtat e njeriut, pasi që bazohet në supozimin e paargumentuar se nëpunësit civilë nuk vlejnë dhe se ata duhet të largohen masivisht nga puna, për të sjellë në ato pozita persona të dëgjueshëm për politikën në pushtet. Thjesht, është një hap në kapjen e administratës shtetërore, krahas edhe hapave që kjo qeveri ka ndërmarrë në kapjen e shtetit;
  • Largim nga fushëveprimi i Ligjit për Zyrtarët Publik në mënyrë të qëllimshme dhe pa bazë (kjo vlen edhe për nëpunësit civilë me status të veçantë);
  • Zgjatja e afatit deri në dy vjet për ushtrues detyre, tendencë e qartë për ligjësimin e këtij fenomeni të rrezikshëm;
  • Heqja e pragut minimal, që së paku dy kandidatë duhet t`i plotësojnë kushtet për nivelin e lartë drejtues është e gabuar dhe me pasoja në zbatimin në praktikë;
  • Vendosja e marrëveshjes për pranim të nëpunësve civilë, të cilët janë tepricë sipas paragrafit 3 të nenit 67 është shumë e rrezikshme dhe me qellim mund të vijë në situatat që institucionet mos t`i pranojnë nëpunësit dhe të njëjtit të largohen nga shërbimi civil (shih paragrafin 5 të nenit 67);
  • Pezullim i paarsyeshëm dhe në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë;
  •  Kthimi i mandatit për nëpunësit civilë aktualë në kategorinë e ulët dhe të mesme në kundërshtim me aktgjykimin, rastet: nr. KO216/22 dhe KO220/22 sipas të cilit mandate mund të vlejë vetëm për nëpunësit e ri të cilët krijojnë marrëdhënie pune pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika