Tahiri: Qeveria po luan një lojë që ta bëjë opozitën ta bojkotojë Kuvendin dhe punën në komisione

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se pozita po luan një lojë, në mënyrë që deputetët e opozitës t’i bojkotojnë seancat në kuvend apo edhe punën në komisione

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është i bllokuar.

Ai ka thënë se, ose ekziston një qasje strategjike politike për ta bllokuar atë, ose për shkak të moskonsultimit nga ministri i Financave Hekuran Murati, të asnjë çështjeje që e ngrit opozita.

“Shiheni ku ka ardhur Kuvendi, Kuvendi i Kosovës është i bllokuar, ose ka një qasje strategjike politike për ta bllokuar, ose për shkak të mosdijes, moskonsultimit, mostrajtimit nga ministri i Financave të asnjë çështjeje që e ngrit opozita”, ka thënë ai.

Sipas tij, pozita po luan një lojë, në mënyrë që deputetët e opozitës t’i bojkotojnë seancat në kuvend apo edhe punën në komisione.

“Për me e vendos keq LDK-në dhe opozitën që nuk kanë ditur të bëjnë amendament po luhet një lojë që do të na sjellë në situatë që ne si opozitë ta bojkotojmë Kuvendin e punën në komisione për ta dërguar një porosi”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika