Tahiri: Qeveria vazhdon ta shkelë Ligjin për Paga dhe të lërë kaos në administratën e shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti e ka nisur mandatin me shkelje dhe se do ta përmbyllë duke lënë kaos në administratën e shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për shkelje të Ligjit për Paga në sektorin publik.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka theksuar kaosin që, sipas tij, është krijuar në administratën e shtetit për shkak të këtyre shkeljeve.

Tahiri ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar disa shkelje të rëndësishme nga ana e Qeverisë.

“Shkeli parimin e sigurisë juridike të punonjësve. Shkeli parimin e barazisë para ligjit duke parashikuar paga dhe kompensime të ndryshme për punë dhe përgjegjësi të ngjashme. Shkeli të drejtën për t’u konsultuar të atyre që preken nga ligji, duke shkelur edhe kërkesat sindikale. E gjithë procedura u zhvillua pa asnjë konsideratë për aspektin dhe kapacitetin financiar e buxhetor, dhe pa asnjë referencë ndaj ligjeve të tjera. Shkeli të drejtën e klasifikimit të pagës si e drejtë pronësore e subjekteve punëmarrëse, e jo si pronë e qeverisë. Duke shkelur të drejtën e pronës, qeveria shkeli parimin se prona mund të preket vetëm në rrethana legjitime dhe të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Në postimin e tij, Tahiri ka theksuar se, edhe pse kanë kaluar mbi gjashtë muaj që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për korrigjimin e këtyre shkeljeve, Qeveria ka vazhduar të injorojë këto rekomandime dhe të afirmojë shkeljet e saj.

Sipas Tahirit, ky pasivitet tregon se Qeveria nuk ka interes të adresojë problemet në sektorin publik, përderisa nuk sheh mundësi për ndëshkime ose penalizime.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika