Tahiri: Qeverisja e Kurtit, model i dështimit

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri e ka quajtur qeverisjen e Kurtit një "model të dështuar" dhe ka sugjeruar që Forumi Ekonomik i Vjenës është shansi për të treguar këtë “dështim” para pjesëmarrësve ndërkombëtarë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si një “model të dështuar”.

Tahiri për pjesëmarrjen e kryeministrit në Forumin Ekonomik të Vjenës, ka  deklaruar se ky forum është një “mundësi ideale” për t’u treguar pjesëmarrësve të tjerë dështimin e qeverisjes së Kurtit.

Sipas Tahirit, ky është një “shans i rrallë” që Kurti të ligjërojë për politikat dhe veprimet që, sipas tij, kanë çuar në një situatë të dobët ekonomike në Kosovë.

“Kryeministri Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, një mundësi kjo ideale për pjesëmarrësit tjerë që qeverisjen e tij ta trajtojnë si model të dështimit, ose një shans i rrallë për të, që të ligjërojë se çfarë kanë qenë planet dhe veprimet e tij që kanë çuar në dështimin ekonomik në Kosovë!” ka deklaruar Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Ndërkohë, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti ka udhëtuar të dielën për në Vjenë, ku pritet të marrë pjesë në diskutime për çështje ekonomike.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika