Tahiri: Regjistrimi i popullsisë i realizuar këtë vit prodhon efekte të dyanshme

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se regjistrimi i popullsisë i realizuar këtë vit prodhon efekte të dyanshme dhe se sipas tij, sa më parë duhet të sillet në Kuvend Projektligji për Financat e Pushtetit Lokal

Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se regjistrimi i popullsisë i realizuar këtë vit prodhon efekte të dyanshme.

Përmes një reagimi, Tahiri ka thënë se sa më parë duhet të sillet në Kuvend Projektligji për Financat e Pushtetit Lokal.

“Për këtë duhet të sillet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës, projektligji për Financat e Pushtetit Lokal, si instrument për financim të qëndrueshëm e garantim të mirëqenies dhe zhvillimit në komuna”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se financimi komunal përcaktohet sipas formulës ku kriteri kryesor i ndarjes buxhetore është numri i banorëve.

“89% e grantit për komuna ndahet në bazë të kriterit ‘Per Kapita’. Kjo situatë do të reflekton edhe në numrin e anëtarëve të kuvendeve komunale dhe pagat e të emëruarve dhe zgjedhurve politik. Si përgjigjje ndaj kësaj, duhet reflektuar edhe formulat e finacimit, ngase komunat përtej numrit të banorëve kanë përgjegjësinë e investimeve kapitale, e kjo me shtrirje të gjerë në teritor, mirëmbatjen e objekteve shkollore, spitalore e publike, si dhe pagesat e komunalive e bënë edhe më të vështirë”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rezultatet e regjistrimit të popullsisë do t’iu mundësojnë institucioneve që të krijojnë politika, strategji dhe të marrin vendime më të mira për zhvillim më të qëndrueshëm.

Lexo më shumë: Kurti: Të dhënat e mbledhura nga regjistrimi i popullsisë, bazë për vendime më të mira

Këto deklarata Kurti i bëri gjatë ceremonisë së mbajtur më 25 maj për shënimin e përfundimit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.

“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë”, ka thënë Kurti.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika