Tahiri: Rritja e çmimit të energjisë elektrike është e papërballueshme dhe plaçkitje

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka ftuar deputetët që ta votojnë rezolutën e PDK-së për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe heqjen e bllok tarifës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është e “papërballueshme” dhe “plaçkitje” për qytetarët e këtij vendi.

Kështu ka thënë Tahiri nga foltorja e Kuvendit, ku sot po bëhet shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Tahiri ka bërë një krahasim të çmimit të rrymës që e blen KESCO dhe çmimit që u faturohet pastaj konsumatorëve.

“ Nëse e shohum çmimin për megavat që e merr KESCO në KEK është vetëm 2.90 centë. Ndërsa neve qytetarëve në tarifën e ulët na e faturon 3.34 centë, ndërsa në tarifën e lartë nën 800 kilovatë është 7.79 centë. Nëse shkojmë mbi 800 kilovatë, në tarifën e ulët është 6.81 centë, ndërsa tarifa e lartë mbi 800 kw shkon në 14.45 centë. Gati mbi 500%. Është e papranueshme me vazhdu edhe në vitin 2024 me pagu fatura të tilla, kur nevoja për import ka qenë 5%, ndërsa 95% është prodhu nga prodhimet vendore KEK-u, Hidrocentrali i Lumbardhit dhe BRE. Çmimi shkon deri në 500% në tarifën e lartë, mbi 800kw është e papranueshme. Dhe duhet ta kundërshtojmë. Nuk duhet të lejojmë të gjobitemi në forma të tilla. Kjo është plaçkë. Është plaçkitje”


Tahiri i drejtohet Kusarit-Lilës: Një komision ua ka dërguar zyrtarin e lartë në burg

Abelard Tahiri i është drejtuar shefes së grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari- Lila se një komision i incizuar nga PDK-ja ua ka dërguar në burg një zyrtar të lartë të partisë në pushtet.

“Një komision ua ka dërguar një zyrtar të lartë në burg, edhe ky i dyti do ta çojë dikë në burg”, ka thënë deputeti Tahiri.

Tahiri ka thënë kështu duke iu referuar kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili muaj më parë është arrestuar dhe mbajtur në paraburgim.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika