Tahiri: Sesionin vjeshtor të Kuvendit po e nisim me debat parlamentar për skandalin e Qeverisë me librat shkollorë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me degradimin e arsimit në Kosovë dhe ka thënë se përgjegjësia për këtë situatë i takon qeverisë dhe kërkon llogaridhënie

Abelard Tahiri, PDK

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka njoftuar përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook se përgjegjësia për degradimin e arsimit është përgjegjësi që kërkon llogaridhënie nga Qeveria.

“Përgjegjësia për degradimin e arsimit, e manifestuar në kurriz të nxënësve, prindërve e mësimdhënësve me rastin e mosfurnizimit të tyre me libra shkollorë nga ana e qeverisë, është përgjegjësi që kërkon llogaridhënie. Prandaj, sesionin vjeshtor të Kuvendit po e nisim me debat parlamentar për skandalin e Qeverisë me librat shkollorë”, ka shkruar Tahiri.

Tutje, ai ka theksuar se “kjo modë degradimi që ka nisur nga hajnia në energji e rezerva shtetërore, tek izolimi dhe sanksionet ndaj Kosovës, e deri te bllokimi i ekonomisë dhe papunësia e ikja e të rinjve, të cilin degradim e ka sjellë në mesin tonë paaftësia e qeverisë së Albin Kurtit, duhet të marrë fund sa më parë”.

“Për këtë shkak, në Kuvend dhe në mënyrë demokratike, do të angazhohemi ekskluzivisht për t’i dhënë fund kësaj qeverisje depresive e korruptive”, ka përfunduar Tahiri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika