Tahiri: ShBA-ja e përkushtuar në mbështetje të dialogut, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se mbështetja e ShBA-së për çështjen e dialogut është e pranishme, dhe Kosova nuk ka kohë për të humbur

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se mbështetja në këtë moment nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa i përket çështjes së dialogut, është e madhe.

Sipas Tahirit, Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të angazhohet më shumë për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.

“Në konferencën e sotme për media theksova se e shohim shumë të rëndësishme të informojmë opinionin publik, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kane qenë asnjëherë më të angazhuara në mbështetje të Republikës të Kosovës, në mbeshtetje te dialogut, në shërbim të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë për njohje reciproke, dhe në rrugën tonë integruese dhe në Partneritetin për Paqe. Roli i ShBA-së është jetik dhe angazhimi është konkret, sikurse që është detyrë shtetërore prej secilit prej nesh që të jemi konstruktiv në realizimin e interesave tona shtetërore dhe të sinqertë në marrëdhënien miqësore që kemi kultivuar tash e sa vite”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka theksuar se qëndrimi i AAK-së karshi planit franko-gjerman është i pandryshueshëm, dhe, sipas kësaj partie, plani paraqet bazë për shtyerjen e proceseve dhe arritjen e një marrëveshjeje.

“Roli i Aleancës edhe tash, por edhe gjatë qëndrimit në Amerikë, ka qenë konstruktiv, i ndershëm e transparent. Koha është tani! Kosova nuk ka kohë për të humbur. Sa i përket planit Franko – Gjerman – qëndrimi i AAK-së ka qenë konsistent, nuk kemi ndryshuar dhe vazhdojmë të besojmë se ky plan i mbështetur nga ShBA-të është bazë e mirë për shtyrjen e proceseve përpara dhe arritjen e marrëveshjes”, ka vijuar ai.

Ndërsa, është shprehur se avancimi i Kosovës lidhet me kontributin dhe sakrificën e UÇK-së, popullit të saj dhe Amerikën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika