Tahiri: Shteti të angazhohet më shumë ndaj kërcënimeve në drejtim Dick Martyt

Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, angazhim më të madh siç ka thënë ndaj kërcënimeve me vdekje që ka marrë ish-senatori zviceran, Dick Marty.

Sipas Tahirit, duhet të shfrytëzohet kjo situatë që të luftohet për të vërtetën, në mënyrë që t’i hiqet njolla që ai dhe Serbia janë munduar t’ia vënë UÇK-së.

“Sot duhet me pas angazhim të madh, duhet të kemi politikë shtetërore që ta nxjerrim në pah fytyrën e Serbisë. Sponzorizuesit kryesor kërcënohet me vdekje, duhet të reagoni më shumë, duhet të angazhoheni më shumë”.

”Serbisë i konvenon vetëm heshtja jonë, nuk mjafton vetëm deklarata. Duhet ta nxjerrim të vërtetën në shesh, ndoshta edhe pas dy dekadave, por duhet”, deklaroi Tahiri.

Kuvendi i Kosovës

Tahiri i bëri thirrje Qeverisë, ta shfrytëzojnë ikjen e investitorëve nga Ukraina e Rusia, dhe të mundohet t’i sjellë në Kosovë. Sipas Tahirit, ka kompani që e kanë lënë Ukrainën e që kishin punësuar mbi 40 mijë punëtor.

“Janë larguar investitorë nga Rusia dhe nga Ukraina, dhe ne nuk po e shfrytëzojmë këtë mundësi. Duhet të krijojmë kushte që një pjesë të vogël të tyre t’i sjellim në Kosovë. Krijojeni një ekip që e trajton vetëm këtë problematikë, që krijon kontakte me Gjermaninë, Francën. Vetëm kompania RENO ka pasur 45 mijë punëtorë në Ukrainë, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë”, deklaroi ai.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, kritikoi edhe mënyrën e shkarkimit të shërbyesve të jashtëm, duke thënë se disa nga të emëruarit politikë e që janë shkarkuar nga Ministrja Donika Gërvalla, kanë qenë përfaqësuesit më dinjitoz të Kosovës.

Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës

“Kush kanë qenë të emëruar politik këtu? Kemi pas të emëruar politik mjaft dinjitoz, Muhamedin Kullashi, Rexhep Boja, Qëndirm Gashi, Vlora Çitaku, Ylber Hysa, e shumë emra tjerë që tërë jetën e tyre ia kanë kushtuar Kosovës”.

”Largimi i këtyre emrave prej diplomacisë duhet të konsiderohet si dështim. Frymëzim Isufaj, tashmë i shkarkuar nga Qeveria Kurti, ky i ka vendos raportet politike me Timorin Lindor, e ju e njihni si sukses të juaj”, ka shtuar ai.

Tahiri e ka përmendur edhe deklaratën e Donika Gërvalles, e cila sipas tij kishte thënë se nuk na nevojitet njohja e shtetit të Greqisë. Kjo deklaratë e saj, sipas Tahirit, e ka turpëruar edhe kryeministrin Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika