Tahiri: Sipas kësaj Qeverie, gjyqësori nuk është asgjë më shumë sesa një degë politike e saj

"Duke qenë që kjo Qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave. Sipas kësaj Qeverie, gjyqësori nuk është asgjë më shumë sesa një degë politike e saj", ka deklaruar Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar vendimin e Themelores për anulimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Tahiri ka thënë se “loja dhe mashtrimi i kësaj Qeverie me pagat në sektorin publik po vazhdon të dekonspirohet”.

Sipas tij, gjyqësori për këtë Qeveri nuk është asgjë më shumë sesa një degë politike e saj.

“Gjykata e Apelit e konfirmon edhe njëherë me vendimin e shkallës së parë, sipas të cilit, Qeveria veproi kundër ligjit me uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Duke qenë që kjo Qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave. Sipas kësaj Qeverie, gjyqësori nuk është asgjë më shumë sesa një degë politike e saj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndryshe, Gjykata e Apelit të enjten ka vërtetuar vendimin e Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin, është aprovuar në tërësi kërkesëpadia e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, ndërsa është anuluar si i kundërligjshëm vendimi i të paditurës- Qeveria e Republikës së Kosovës, për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të 23 nëntorit 2022, duke e lënë kështu në fuqi vendimin e 12 shkurtit 2020.

Apeli vërteton vendimin e Themelores për anulimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika