Tahiri: Tendenca diktatoriale e Qeverisë për kapjen e mediave online nuk kalon

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka shprehur kritika për projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, duke e akuzuar se Qeveria po përpiqet të kontrollojë mediat online.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka shprehur kritika të ashpra ndaj partisë në pushtet për projektligjin e propozuar për Komisionin e Pavarur për Media (KPM). Tahiri ka akuzuar qeverinë se po përpiqet të kapë dhe të kontrollojë mediat online përmes këtij projektligji.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka theksuar rëndësinë e seancës së ardhshme parlamentare që do të mbahet më 27 qershor, ku do të diskutohen dy çështje kryesore: projektligji për KPM-në dhe për Këshillin Prokurorial.

“Më 27 do të kemi seancën radhës… Ajo për çka jam para juve të diskutojnë janë dy çështje mjaft të rëndësishme dhe mjaft jetike nga perspektiva jonë. Pra, është projektligji për KPM-në dhe ligji për Këshillin Prokurorial. Këto dy projektligje paraqesin një shqetësim të madhe. Sidomos të projektligji për KPM-në, ju e dini që ka pasur kritika të mjaftueshme edhe nga shoqëria civile, po ashtu edhe nga zyrtarë të BE-së dhe nga Këshilli i Evropës.

Dhe mund të themi që prej rekomandimeve që kanë ardhur nga Këshilli i Evropës për standardet, të cilat duhet të jenë në një projektligj të tillë, nuk janë përputhur fare, apo në masën më të madhe janë injoruar. Ky projektligj është një tendencë e kontrollit të mediave online”, ka thënë Tahiri.

Ai ka bërë thirrje që qeveria të rishikojë dhe t’i marrë parasysh kritikat dhe rekomandimet për të siguruar që ligjet e propozuara përmbushin standardet ndërkombëtare dhe mbrojnë lirinë e medias në Kosovë.

“Të cilët, ne e kundërshtojmë jashtëzakonisht shumë, një vendi i cili është në rrugën drejt integrimit në BE dhe me miratu një projektligj të tillë, i cili ka për qëllim kapjen mediave online apo kontrollimin, në anën tjetër edhe diktimin e punës së këtij komisioni… është e papranueshme, një gjë e tillë mund të ndodhë në Bjellorusi, e në vendet diktatoriale, por në assesi në Kosova. Ky është kthim mbrapa”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika