Tahiri thirrje BE-së për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës

Shefi i grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së, që të kenë besim në Republikën e Kosovës “si një prej partnerëve më të devotshëm në përqafimin e vlerave dhe standardeve që burojnë nga BE-ja, ku një nga shtyllat është edhe liria e lëvizjes”

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Në seancën e tre gushtit në Kuvendin e Kosovës, deputetët e Kosovës kanë nisur debatin parlamentar mbi çështjen e mosliberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian për qytetarët e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të ketë një Rezolutë, përmes së cilës, duhet të ngritet kjo çështje për një vendim meritor dhe sa më të shpejtë.

“Ne, deputetët e Kuvendit të Kosovës, zotohemi se do t’i shpiejmë përpara të gjitha reformat që garantojnë shtetin e së drejtës, nismat kundër korrupsionit, projektet për punësim e zhvillim, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, garancinë për institucionet e pavarura, dhe garantimin e çdo standardi evropian mbi të dhënat personale dhe gjendjes civile, kontrollin e trafikimit me qenie njerëzore dhe luftimin e pakompromis të të gjitha format e trafikimit me narkotik”, ka thënë Tahiri.

Ai u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të kenë besim në Republikën e Kosovës “si një prej partnerëve më të devotshëm në përqafimin e vlerave dhe standardeve që burojnë nga BE-ja, ku një nga shtyllat është edhe liria e lëvizjes”.

“Kuvendi fton Këshillin Evropian që të marrë vendim meritor për marrëveshjen për lëvizjen e lirë në zonën shengen për qytetarët e Kosovës”.

Ai po ashtu, ka thënë se qeveria e vendit duhet të punojë në avancimin e platformës shtetërore, politike, ekonomike, kundrejt zhvillimeve të BE-së ndaj Kosovës.

“Përfshirë refuzimin eventual të liberalizimit të vizave për Kosovën, vazhdimin e status-quos, dhe pozicionimin e Kosovës pas këtyre zhvillimeve. Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet seriozisht në përfshirjen e ekspertëve më të mirë të vendit për të ndihmuar në implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e platformës shtetërore”, ka shtuar Tahiri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika