Tahiri thotë se neni 7 i planit evropian i jep autonomi serbëve të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se plani evropian për të cilën është akorduar kryeministri Kurti, përmes nenit 7 të saj iu siguron serbëve autonomi

Shef i GP të PDK-së, Abelard Tahiri. FOTO:EO

Shefi i GP-së së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, duke thënë se ka sjellë marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Me theks të veçantë, Tahiri e ka përmendur nenin 7 të planit evropian, ku flitet për “vetëmenaxhimin”, i cili, sipas tij, i jep serbëve të Kosovës autonomi.

Sipas tij, ky nen është më i dëmshëm se vetë Asociacioni.

“Vetë institucionet e Kosovës në një formë po e kontestojnë shtetësinë tonë. Neni 7 po e etablon atë që do të ndërtohet e që ka me qenë autonomia e serbëve. Nuk është Asociacioni më çështje, është neni 7, është autonomia që ne e marrim si obligim ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika