Tahiri: Urdhëri për listat e grevistëve, shkelje e autonomisë

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri për ‘urdhërin’ siç e ka quajtur ai nga Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit për listat e grevistëve, ka thënë se është në kundërshtim me parimet e ndarjes së pushteteve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri në lidhje me vendimin e Ministrisë së Financave dhe Arsimit për pezullimin e pagave për grevistët ka thënë se është shkelje e autonomisë, tentim shantazhi e frikësimi dhe veprim që bie në kundërshtim me parimet e ndarjes së pushteteve.

Tahiri ka thënë se autonomia e komunave është e përcaktuar me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale si dhe Kushtetutën e Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ku janë të përcaktuara kompetencat vetanake të komunave.

Ai ka thënë se ngjashëm me këtë, Ministria e Arsimit ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese për rastin e shkollave në Komunën e Kamenicës.

“Në vend të komunikimit, konsultimit dhe bashkëpunimit mes dy niveleve të qeverisjes, shkresat në formë ‘urdhërash’, e konfliktet ndër-institucionale ndërtojnë praktika të rrezikshme”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka thënë se ka një porosi për qeverinë, të cilën e ka cilësuar si të thjeshtë.

“Porosia ime për qeverinë është e thjeshtë: nuk jeni në tokë të bukës, nuk po e kuptoni se është e domosdoshme, që të kthehet dialogu mes partnerëve socialë, e që kjo formë e presionit të mos shtrihet edhe tek mekanizmat tjerë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, të martën e 30 gushtit, Bordi i Asociacionit të komunave të Kosovës, ka kërkuar që problemi rreth grevës në arsim dhe administratë të zgjidhet në nivel nacional, sepse sipas tyre ky problem është lokal.

AKK konsideron që kompetencat sa i përket punëtorëve arsimor (parauniversitar) u takojnë komunave dhe për këtë arsye kërkojnë që presioni i Qeverisë për të marrë listën e punëtorëve grevistë përmes shkresave dhe inspektorëve te arsimit është jashtë çdo norme dhe logjike.

“Bordi i AKK-së kërkon që sa më parë palët e involvuara në këtë çështje të fillojnë dialogun në mënyrë që të mos pësojnë nxënësit dhe qytatarët duke mos pranuar shërbime nëpër komuna e në veçanti tash kur është urgjenete legalizimi i objekteve pa leje sepse afati përfundon më 04 shtator 2022 si dhe shërbimet urgjente ndaj diasporës tonë të nderuar e që iu nevojiten për udhëtim”, thuhet në njoftim.

AKK i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht të ulet e të bisedojë me sindikatat përkatëse, në mënyrë që mos të pësojnë edhe më tutje nxënësit dhe qytetarët.

“Komunat i kanë kompetencat e tyre vetanake të dhëna në ligjin mbi vetëqeverisje lokale dhe QEVERI mos bëni presion mbi zyrtar komunal për sigurimin e listave të punëtorëve grevist.  Kompetencat që burojnë nga ligji për vetëqeversije lokale janë duke u ushtruar edhe në këtë çështje”, vijon njoftimi.

Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka njoftuar se greva e përgjithshme e cila ka nisur të zbatohet që nga 25 gushti, është duke u zhvilluar pa probleme.

AKK: Mos i bllokoni komunat, zgjidheni problemin e grevës

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika