Tahiri: Vendimi për kufizimin e hapësirës së gazetarëve brenda Kuvendit, vendim i mentalitetit të “zdravo mazhorancës”

"“Vendimi për kufizimin e hapësirës së gazetarëve brenda sallës plenare të Kuvendit, është vendim i mentalitetit të 'zdravo mazhorancës' të cilin, si Grup Parlamentar i PDK-së e kundërshtojmë plotësisht"

Abelard Tahiri, deputeti i PDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendimi për kufizimin e hapësirës së gazetarëve brenda sallës plenare të Kuvendit “është vendim i mentalitetit të zdravo mazhorancë”.

Tahiri ka thënë se si Grup Parlamentar i PDK-së këtë e kundërshtojnë.

“Vendimi për kufizimin e hapësirës së gazetarëve brenda sallës plenare të Kuvendit, është vendim i mentalitetit të “zdravo mazhorancës” të cilin, si Grup Parlamentar i PDK-së e kundërshtojmë plotësisht. Lufta e këtij pushteti me mediat, fillimisht duke u përpjekur t’ua ndalin fjalën, pastaj duke ua revokuar licencat, nuk mund të shtrihet edhe tek revokimi i hapësirës fizike për raportim të lirë. Kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që ta tërheq mbrapa këtë vendim të paarsyeshëm”, ka shkruar Tahiri.

Për këtë ka reaguar, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili ka thënë se nuk ka asnjë arsye të “sigurisë” që mediave t’u kufizohet  puna.

“Nuk ka asnjë arsye “sigurie” që mediave t’u kufizohet fizikisht puna gjatë raportimeve nga hapësirat e Kuvendit. Kufizimi i pamjeve të plota në raport me të gjithë deputetët është kufizim i mundësisë së informimit të publikut mbi zhvillimet në Kuvend, përtej atyre që na i ofron regjia e Kuvendit. Përplasu deputetët e kabineti qeveritar mes veti, e kufizo mediat për “shkaqe sigurie” – nuk shkon!”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika