Tahiri: Veriu nuk duhet të jetë temë diskutimi në tryezën e Brukselit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë një strategji për trajtimin e kësaj zone dhe të mos marrë veprime sporadike. Ai ka shtuar se "Nuk duhet të lejojmë që kjo pjesë e territorit të jetë në diskutim në tryezën e Brukselit"

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri





Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në seancën e 9 dhjetorit në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit, i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos marrë veprime sporadike, por që të hartojë një strategji për trajtimin e kësaj zone.

“Qeveria nuk duhet të ndërmarrë hapa sporadike. Duhet të ketë strategji për trajtimin e kësaj zone. Përderisa sulmohen policët, institucionet e Kosovës, nuk mund të bëjmë veprime ad-hoc, duhet të kemi strategji për t’i larguar këto banda”, ka thënë Tahiri.

Gjithashtu, Tahiri ka theksuar se Kosovës për këtë çështje i duhet koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe se veriu asnjëherë nuk duhet të jetë temë e diskutimit në tryezën në Bruksel.

“Besoj se Kosovës më shumë se kurrë kur vjen puna e ballafaqimit me Serbinë, i duhet një koordinim i madh me ShBA-në. Nuk duhet të lejojmë që kjo pjesë e territorit të jetë në diskutim në tryezën në Bruksel. Kemi punuar shumë të gjithë së bashku që t’i instalojmë institucionet tona në atë pjesë të Kosovës, Serbia gjithmonë e ka kundërshtuar këtë”, ka vijuar tutje ai.

Ndërkaq, Artan Abrashi, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka thënë se këto ditë është vërtetuar ajo që vazhdimisht është thënë, që në katër komunat në veri, nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë.

“U vërtetua edhe një herë ajo që kemi thënë vazhdimisht, në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë. Ky dallim po theksohet çdo ditë, policia jonë po e bën atë, kurse kriminelëve kjo gjë po ju pengon”.

Ndryshe, tre ditët e fundit, Mitrovica e Veriut ka qenë në tensione pas planifikimit të Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pjesë.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika