Tahiri – veteranëve: Jemi përkrah jush, s’do të ketë seancë pa u zgjidhur çështja juaj

Nuk mund të ketë normalitet dhe seanca normale, pa u zgjidhur çështja e veteranëve, ka thënë deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri

Abelard Tahiri - deputet i PDK-së

Pas përfundimit të konsultimit midis kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe shefave të grupeve parlamentare të partive politike, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se qëndrojnë përkrah veteranëve.

Sipas tij, “nuk mund të ketë normalitet dhe seanca normale, pa u zgjidhur çështja e veteranëve.

“Sot kërkuam që kjo seancë të ndërpritet, që qeveria së bashku me ju dhe me Komisionin për Buxhet dhe Financave të mblidhen dhe të arrijnë ta gjejmë një zgjidhje për përfshirjen e kategorisë së veteranëve në kuadër të pagës minimale”, ka thënë ai, teksa shtoi se “jemi përkrah jush”.

Ai ka theksuar se si parti opozitare nuk do të lejojnë që të vazhdohet seanca më tutje.

“Nuk do të lejojmë që seanca të vazhdohet më tutje pa u ulur përfaqësuesit e organizatave të luftës së bashku me qeverinë që ta gjejnë një zgjidhje që të përcaktohet pensioni i veteranit. Kjo është një kërkesë e dinjitetshme e juaja, të cilën ne si përfaqësues të qytetarëve do ta mbrojmë”.

Ai ka kërkuar nga qeveria dhe mazhoranca që të reflektojnë.

“Është e turpshme për një vend që në 23-vjetorin e çlirimit të nxirren veteranët e luftës që të protestojnë”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, seanca e së enjtes së Kuvendit të Kosovës, e cila është bllokuar nga deputetët e opozitës, do të vazhdojë në orën 13:00.

Bllokohet foltorja e kuvendit nga opozita

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se është e nevojshme që deputetët të marrin pushim pas kësaj situate.

“Kjo seancë vazhdon në orën 13:00”, ka deklaruar Konjufca.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika