Tahiri: Vizita e krerëve shtetërorë në ShBA ka rëndësi të madhe strategjike

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se vizita e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Washington ka rëndësi strategjike për vendin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, e ka vlerësuar lart takimin e krerëve shtetërorë  të Kosovës me Sekretarin e shtetit amerikan Antony Blinken, në Washington.

Tahiri ka thënë se aleanca me ShBA-në është jetike për Kosovën dhe si e tillë duhet të ruhet e të zhvillohet vazhdimisht.

“Takimi i lartë në ShBA i delegacionit të Kosovës me Sekretarin e shtetit amerikan Blinken dje në Washington ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën! Aleanca me SHBA-në është jetike dhe si e tillë duhet të ruhet dhe të zhvillohet vazhdimisht!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndërkaq, për këtë vizitë, Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje. Sipas tyre, anëtarësimi i Kosovës në Programin Partneriteti për Paqe të NATO-s, rëndësia e dialogut i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rreziqet që i kanosen rajonit të Ballkanit Perëndimor, ishin disa nga temat e diskutuara gjatë takimit midis Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe delegacionit nga Kosova në Washington.

Takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika