Tajfuni Nanmadol godet Japoninë jugore, mijëra njerëz detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre

Tajfuni Nanmadol, i klasifikuar si një super tajfun, ka goditur Japoninë jugore, duke lënë më shumë se 93 mijë shtëpi në të gjithë ishullin, pa energji elektrike si dhe anulim të transportit ajror dhe tokësor

Foto ilustrim

Shirat e rrëbyeshëm dhe stuhitë kanë goditur Japoninë jugore, kështu duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, ndërprerje të mëdha të transportit dhe evakuim të mijëra njerëzve.

Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar erëra të forta dhe dallgë të larta “siç nuk janë përjetuar kurrë më parë”, me kërcënimin e vërshimeve të lumenjve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Tajfuni Nanmadol, i klasifikuar si një super tajfun nga Qendra e Paralajmërimit të Përbashkët të Tajfunit të Marinës amerikane, po shkon ngadalë në veri, drejt ishullit kryesor jugor të vendit, Kyushu.

Agjencia Meteorologjike Japoneze ka thënë se zona po përballet me përmbytje nga 500 mm shi dhe erëra me shpejtësi deri në 155 mph, të dielën e 18 shtatorit.

Nanmadol më pas pritet të kthehet në lindje dhe të arrijë në Tokio të martën e 20 shtatorit përpara se të largohet në det.

Në zonat e prekura, mijëra banorë janë strehuar në qendrat e evakuimit.

Kompania Kyushu Electric Power ka theksuar se më shumë se 93 mijë shtëpi në të gjithë ishullin ishin pa energji elektrike të dielën, për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë.

Qindra fluturime të brendshme brenda dhe jashtë rajonit janë anuluar dhe të tjera janë planifikuar të ndalohen në Japoninë perëndimore deri të martën, njofton Sky News.

Transporti publik, duke përfshirë shërbimet hekurudhore dhe autobusët, janë pezulluar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika