Takime të nivelit të lartë në dialog, sfidë për BE-në deri pas zgjedhjeve në Kosovë

E vështirë për shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas po vlerësohet organizimi i një takimi trepalësh në nivel të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë nga njohësit politik në vend. Këtu po vlerësohet se ndikim ka edhe kalimi nga administrata Biden në atë të Trumpit për tu bërë të qarta qëndrimet e SHBA-së dhe përfundimi i zgjedhjeve në Kosovë

Shefja e re, por zhvillimet dhe temat duket se do të mbesin të vjetra.

Të paktën kështu po shihet në Kosovë, takimi në Bruksel i shefes së re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Kallas do ta ketë të vështirë të organizojë momentalisht takim të përbashkët trepalësh me Kurtin e Vuçiqin konsideron analisti politik Albinot Maloku.

“Bashkimi Evropian nuk do të jetë regjile, përbrenda kësaj fazës së parafushatës zgjedhore dhe procesit zgjedhor, por dinamik do t’i jap pas zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, pastaj këtu nuk do të ketë kompromis në procesin e dialogut”, ka deklaruar Albinot Maloku, analist politik.

Por, veprimet e BE-së sipas Malokut do të varën shumë edhe me qasjen që SHBA-ja do ketë me Kosovën dhe Serbinë edhe jo vetëm.

Ngjashëm mendon edhe analisti Belgzim Kamberi.

“Unë realisht nuk pres përparim në dialog përpara pranverës së vitit të ardhshëm, kjo pasi që jemi në një fazë të tranzicionit veçanaritsht në kuadër të raporteve trans atlantike midis administratës së re të administratës Trump dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai.

Kamberi mbetet skeptik edhe në fuqinë që mund të ketë përbërja e re e Bashkimit Europian.

Ndërkohë, një takim mes Kosovës e Serbisë është i konfirmuar por në nivel të kryenegociatorëve që pritet të mbahet me 17 dhjetor.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika