Takimet e liderëve të Ballkanit: Shumë fjalë e pak rezultate

Numri samiteve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është rritur viteve të fundit, por sfidat e mospajtimet vazhdojnë të jenë prezente. Pavarësisht tentimeve, fuqitë ndërkombëtare nuk po arrijnë akoma t’i normalizojnë raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, ka paralajmërime se rruga e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ka rrezik të ballafaqohet me pengesa të reja

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup i bëri bashkë.

Edhe takimet në kuadër të procesit të Berlinit gjithashtu.

Mirëpo, Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akoma nuk po ia dalin që t’i bindin liderët ballkanik që t’i mbyllin përfundimisht mospajtimet.

Marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë vazhdojnë të jenë të tensionuara. Presidenti i Serbisë vazhdon të qëndroj i pavendosur mes Rusisë dhe Perëndimit, e situata në Bosnje gjithashtu është e brishtë.

“Siç duket në njërën anë ka edhe një lodhje të Perëndimit…Tashmë po shihet që ka një përpjekje të Perëndimit që edhe çështjen e ndihmës financiare si planin e rritjes, por edhe çështjen e integrimeve evropiane ta ndërlidhë me zbatimin e reformave të brendshme dhe të marrëveshjeve normalizuese që i kanë bërë”, ka thënë Belgzim Kamberi.

Belgzim Kamberi nga instituti “Musine Kokalari”, thekson se Perëndimi po tenton në forma të ndryshme që t’i përmbyllë këto çështje.

“Tashmë ata e kanë bërë një lloj shkopi për karrotën e tyre. Karrota është plani i rritjes gjashtë miliardësh, në anën tjetër një hapje të derës për anëtarësim në BE dhe anën tjetër është shkopi i kushtëzime”, ka shtuar Kamberi.

Megjithatë, rruga e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ka rrezik të ballafaqohet me pengesa të reja.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, paralajmëron se kjo mund të ndodhë në rast se në BE ndodhin ndryshme në zgjedhjet e qershorit.

“Nëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fitojë Donald Trump, atëherë natyrisht se do të ndryshojë në mënyrë fundamentale edhe qasja politike e Amerikës, por edhe nëse në BE fitojnë të djathtët, edhe atëherë do të ketë mundësi për ndryshime. Për këtë arsye është e domosdoshme që qeveria e Kosovës t’i përshpejtoj hapat në dialog”, ka thënë Muhaxhiri.

James O’brien, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, paralajmëroi në Shkup liderët e Ballkanit, se nuk do të kenë mundësi që ta pengojnë rrugëtimin e njëri-tjetrit në integrim, pasi deri kur ky synim të bëhet realitet, duhet të mbyllen të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika