Takimi i Erion Veliajt me Zelenskyyn: Do të ofrojmë ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas takimit me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se Bashkia e Tiranës do ta ndihmojë Ukrainën në rindërtimin e shkollave dhe do të japë ekspertizën e saj për rimëkëmbjen e Ukrainës si pasojë e luftës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Velijaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vizituar kryeqytetin e Ukrainës, ku është takuar me presidentin e këtij vendi, Volodymyr Zelenskyy. Pas këtij takmi nëpërmjet një postimi në Twitter ai ka shkruar se Bashkia e Tiranës do të ndihmojë Ukrainën në rindërtimin e shkollave dhe do të japë ekspertizën e saj për rimëkëmbjen e Ukrainës si pasojë e luftës.

Veliaj ka thënë se Zelensky i ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështejten që Shqipëria dhe kryeministri Rama kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Shumë i lumtur që u takova me Presidentin Zelenskyy në Kiev, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shqipërisë dhe kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurimit, strehimin e refugjatëve dhe çdo ndihmë tjetër. Tirana dhe Kharkivi janë qytete motra – ne jemi zotuar të rindërtojmë shkolla aty dhe të japim ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës”, ka shkruar Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj gjithashtu shprehu mirënjohjen për Datio Nardellan, presidentin e Eurocities, që mori drejtimin e 8 qyteteve ta para për fillimin e rindërtimit të Ukrainës.

“Jam shumë krenar për Dario Nardellan – Presidentin tonë të Eurocities – që mori drejtimin e 8 qyteteve të para që nismuan procesin e përpjekjeve për rindërtimin e Ukrainës, çka shpresoj se do të ndiqet edhe nga qytete të tjera. Shqipëria, me rimëkembjen pas tërmetit, mund të japë shumë mësime që ia vlejnë të dëgjohen”, shprehet Veliaj.

Erion Veliaj është takuar gjithashtu edhe me kryebashkiakun e Kiveit, Vitaliy Klychko, ku sipas tij, Klychko ka udhëhequr qytetin në kohët më të vështria.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika