Takimi i kryenegociatorëve nesër, temat s’bëhen publike

Rreth dy muaj pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, nesër pritet të kthehet dialogu Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve. Sipas BE-së zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe përfaqësuesi serb, Petar Petkoviq në Bruksel pritet të diskutojnë për hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit, dhe angazhimin e palëve në dialog. Derisa kanë thënë se është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi sikur ai i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të zhvillohet në konfidencialitet

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi (në të djathtë) dhe Petar Petkoviq (në të majtë) dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi (në mes) (Foto nga arkivi)

Pas vizitës në Kosovë javën e kaluar, emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajcak,  javën e nisi në Beograd, atje ku takoi Presidentin Aleksandar Vuciq e kryenegociatorin e Serbisë në dialog, Petar Petkoviq.

E menjëherë pas këtij takimi, Petkoviq tha se temat janë caktuar e që sipas tij, Asociacioni do të jetë kryefjala në Bruksel, ku i pranishëm do të jetë edhe zvkm njëherit kryenegociator i Kosovës, Besnik Bislimi.

Por pala kosovare, kishte thënë se me Lajcak janë dakorduar vetëm për takimin ndërkaq temat nuk i kanë përmendur.

Edhe pse për televizionin Qeveria kishte konfirmuar se ato do t’i bëjë publike gjatë ditës së mërkurë, ky institucion deri në këto momente nuk ka konfirmuar asgjë.

Ndërkohë mos transparencë Qeverinë po e kritikon opozita e cila nuk ka asnjë dyshim që Asociacioni do jetë pjesë e kryetema e takimit të së enjtes.

Ndërkohë, as Bashkimi Evropian konkretisht nuk ka treguar temat e takimit të 16 tetorit, derisa ka shpjeguar se pse drafti i asociacionit po trajtohet si dokument konfidencial.

Sipas Peter Stanos, kjo është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik, pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Ne kurrë nuk kalojmë dokumente zyrtare që diskutohen dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”.

Për takimin e kryenegociatorit Bislimi dhe Petkoviq, Stano ka thënë se do të fokusohet në hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit dhe zbatimin e angazhimeve të palëve në dialog.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika