Takimi i Kurtit me Vuçiqin “mund të përcaktojë” heqjen e masave, thotë Haliti i VV-së

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti, ka deklaruar se takimi i nesërm midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel mund të jetë vendimtar për heqjen ose mbajtjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës

Takimi në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, mund të përcaktojë në heqjen apo mosheqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Kështu të paktën ka deklaruar deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti.

“Agjendën nuk e di, përndryshe Kosova nuk e ka luksin që të humbë mbështetjen që është ndarë për Ballkanin Perëndimor. Edhe heqja e masave konsideroj që lidhet me pjesëmarrje ose mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim të nesërm”,  ka thënë Haliti.

Për këtë takim ka folur edhe vetë Kurti, i cili ka theksuar se do të jetë në funksion të rikapitullimit trevjeçar të procesit të dialogut.

“Përveç tjerash takimi i nesërm edhe bilateral edhe trilateral do të jetë në funksion të rikapitullimit të këtij procesi trevjeçar, të shohim në çfarë gjendje ndodhemi, cilat janë idetë si mund të ecim përpara, për bindjen time të fuqishme marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale e aneksin e zbatimit të 18 marsit në Ohër e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen së paku defacto në qendër”, ka deklaruar Kurti.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika