Është mbajtur takimi i parë i Grupit Koordinues për Antarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian.
Me pjesëmarrjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, u theksua se tashmë Republika e Kosovës ka plotësuar edhe kërkesat ligjore edhe standardet demokratike për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.
Siç njofton MPJD, Kurti ka bërë të qartë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përgjatë procesit, gjersa theksoi besimin e tij në punën dhe suksesin e ekipit.
Nga ana tjetër, ministrja Gërvalla ka theksuar se etapa e parë e anëtarësimit në KE nuk do të arrihej pa bashkëpunimin në mes Presidencës, Kryeministrisë, Kuvendit dhe MPJD-së.
Të njëjtat i falënderoi për angazhimin.
Ndërkaq, u theksua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional, u theksua edhe nga ana e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.
Ky i fundit deklaroi se lobimi intensiv nga institucionet po vazhdon të jetë evident, gjersa theksoi se mbesin optimistë për sigurimin e mbështetjes së fuqishme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.