Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur

Zyra e Bashkimit Evropian, Bruksel.

Sot në Bruksel pritet të zhvillohet takimi inaugurues i Komisionit të Përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e personave të zhdukur.

Ky komision u krijua në bazë të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar, si pjesë e dialogut të normalizimit të raporteve mes dy vendeve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Më 15 janar në Bruksel, takimi i parë i komisionit të Përbashkët për të Zhdukurit

Aktualisht në Kosovë ende rezultojnë të zhdukur 1,612 persona nga periudha e luftës.

Kryetari i Komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti theksoi rëndësinë e takimit, duke vënë në dukje se synimi kryesor ishte përcaktimi i planit të punës për seancat e ardhshme dhe adresimi i disa çështjeve të rëndësishme, përfshirë monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur.

“Takimi ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për çështjen e personave të zhdukur. Në këtë kontekst, delegacioni ynë do të prezantojë disa kërkesa kyçe, që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat, të cilën e kemi adresuar tek Vuçiq, dhe çështje tjera të rëndësishme në këtë fushë…”, ka thënë Hoti.

Teksa edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjithashtu ndau qëndrimin e tij mbi rëndësinë e këtij procesi. Në një postim në Facebook, ai bëri të ditur se fokus i punës së tij këtë javë është pikërisht çështja e personave të zhdukur, duke theksuar domosdoshmërinë e avancimit të dialogut përmes bashkëpunimit të ndërsjellë.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika