Gjatë këtij takimi është shprehur gatishmëria për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke theksuar mundësitë potenciale për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Abazoviq dhe presidenti i Maqedonisë, Pendarovski, kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet aktuale politike në të dyja vendet, në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ata kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal, përmes forcimit të vazhdueshëm të proceseve demokratike dhe partneritetit të zgjeruar ndërkombëtar, kanë bërë të ditur mediat e huaja.
Ata kanë rënë dakord se bashkëpunimi i ngushtë brenda aleancës NATO do të vazhdojë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si synim i përbashkët strategjik i dy vendeve.
Pendarovski, gjithshtu, uroi Abazoviq për marrjen e detyrës së re.