Takimi i përbashkët i Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, Krasniqi: Diskutuam për zhvillimet e fundit në vend

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se në takimin e përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se në takimin e përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“Vlerësoj lartë angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, të cilët, në sesionin e ri parlamentar, përveç çështjes së energjisë, kanë ngritur tema me rëndësi për qytetarët të cilët po ballafaqohen me shumë vështirësi – si pasojë e një qeverie të paaftë dhe të dobët”, ka shkruar Krasniqi.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për nevojën e zgjerimit të komunikimit më të madh me qytetarët e vendit, pa dallim, “për të parë nga afër nevojat dhe kërkesat që ata kanë, si dhe për të definuar mënyrat e adresimit sa më të mirë e më serioz të tyre”.

Pamje nga takimi

Krasniqi ka theksuar se sipas shifrave dhe analizave, , ata të cilët po lëshojnë më së shumti Kosovën në dy vitet e fundit janë rinia, e cila sipas tij në një situatë tjetër do të duhej të ishte forca më e madhe për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

“E kuptoj zhgënjimin e të rinjve në kërkim të një jete më të mirë, megjithatë, largimi jo gjithmonë është zgjidhja. Qytetarët e Kosovës, veçanërisht të rinjtë, duhet të kenë besim te mundësitë që ofron vendi ynë, përkundër sfidave të kohës me të cilat po ballafaqohen. Bashkë, me shumë dashuri, vullnet e përkushtim – po, edhe me sakrificë, Kosovën mund ta bëjmë vend më të jetueshëm e të denjë për ta ndërtuar të ardhmen tonë”, ka potencuar tutje i pari i PDK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika