“Takimi Kurti-Erdogan”, Yagcilar: Është e rëndësishme që Kosova të pajiset me dronët Bayraktar

"Vizita e Kurtit ka një rëndësi të veçantë për Kosovën, Turqia është shtet me një fuqi në aleancën e NATO-s, ka një autoritet të rëndësishëm, shtet i rëndësishëm edhe për regjionin edhe në fushën e mbrojtjes, investimeve", ka deklaruar Yagcilar

Ish-ministri, Mahir Yagcilar, vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Turqi e ka cilësuar vizitë të rëndësishme.

Në një lidhje direkte në emisionin “FIVE”, Yagcilar ka thënë se kjo vizitë është e rëndësisë së veçantë për Kosovën, pasi siç thotë ai, Turqia ka një autoritet të rëndësishëm edhe në NATO, por është shtet i fuqishëm edhe në fushën e mbrojtjes dhe të investimeve.

“Vizita e Kurtit ka një rëndësi të veçantë për Kosovën, Turqia është shtet me një fuqi në aleancën e NATO-s, ka një autoritet të rëndësishëm, shtet i rëndësishëm edhe për regjionin edhe në fushën e mbrojtjes, investimeve”, ka deklaruar Yagcilar.

Sipas tij, vizitat e tilla duhet të shpeshtohen, në mënyrë që bashkëpunimi të thellohet si në fushën e mbrojtjes, ashtu edhe në fushën e ekonomisë.

“Armatimi përmes dronëve, në fushën e mbrojtjes civile dhe ushtarake, të pajiset Kosova me këto është e rëndësishme, të zhvillohen takime më të shpeshta që të thellohet bashkëpunimi”, ka vijuar ai.

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Ankara të Turqisë, nga presidenti i këtij shteti, Rexhep Taip Erdogan.

Siç njofton Kurti, me presidentin turk kanë biseduar për mundësitë e reja bashkëpunuese në fushën ekonomike dhe atë të mbrojtjes.

“Sot u mirëprita në Ankara nga Presidenti Erdogan Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe në fushën mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika