Takimi Kurti – Vuçiq më 18 gusht, çka mund të ndodh

Është konfirmuar që më 18 gusht do të takohën Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuqic. E janë njohësit e marrëdhënieve të Ballkanit Perëndimor të cilët po thonë që ky takim është simbolik dhe nuk presin zhvillime të reja

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq, presidenti serb.

Tensionet e mëdha në veri të vendit të shkaktuara në ditën e fundit të muajt korrik, prodhuan një ngjarje të rëndësishme që pritet të ndodh me 18 gusht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen në Bruksel.

Edhe kësaj radhe takimi do të ndodh me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, agjenda e takimi vazhdon të jetë ende jo publike.

Por, mes këtyre tensioneve të krijuara së fundimi, profesori Abit Hoxha, nuk pret të ketë ndonjë rezultat konkret.

Sipas analistit Abit Hoxha, ky takim do të jetë njësojë siç kanë qenë takimet tjera.

“Fatkeqësisht edhe ky takim do të jetë sikur takimet tjera. Vuciq dhe Kurti nuk janë të interesuar të mbysin atë rosën që bënë ve të arta në kuptimin e gjenerimit të debatit dhe gjenerimit të temave të cilat publiku I Koosvës, respektivisht edhe ai I Serbisë merret me to në baza ditore”, ka thënë ai.

Ndërkohë, pritje tjera nga ky takim ka Belgzim Kamberi.

Ai thotë se ky takim përvec simbolik mund të jetë edhe takim që normalizon zbatimin e marrëveshjeve të meherëshme.

“Ky takim e ka kuptimin e parë simbolik dmth në kuptimin e përceptimit public që dialogu po rrjedh normalisht dhe në anen tjetër është mbase një mundësi për të normalizuar procesin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake vecanarisht për marrëveshjen mbi targat dhe dokumentet e udhëtimit”, ka deklaruar ai.

Herën e fundit Kurti e Vuqic janë takuar më 5 maj në një darkë joformale,  me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm  të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak të cilët paraprakisht ishin takuar ndaras me kanceralin gjerman Olaf Scholf.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika