Takimi Kurti-Vuçiq, Muhaxhiri: Pritet të nënshkruhet diçka në Bruksel, BE-ja ka punuar për këtë

Analisti, Artan Muhaxhiri

Analisti Artan Muhaxhiri ka thënë se në takimin në mes kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të nënshkruhet diçka.

Sipas tij, është punuar që të ketë një moment ceremonial.

“Unë mendoj sot ka shkrua për të nënshkruar diçka, pasi i gjithë ambalazhimi është që sot të ketë një moment ceremonial. Pasi nuk guxon as BE që më të vazhdojë, e këtë punë me këtë angazhim, pa efekt. Efekti është një marrëveshje. Unë besoj që ky takim është një realizuar, vetëm pasi Kurti ka dhënë garanci që do të nënshkruajë diçka”, ka thënë Muhaxhiri në emisionin special për takimin në Bruksel.

Muhaxhiri theksoi se nuk beson se do të ketë diçka konkrete, po diçka abstrakte do të dalë nga ky takim.

“Tash çka është ne nuk e dimë, por nga përshtypja e përgjithshme nuk mendoj që do të ketë diçka konkrete, mendoj që do të ketë diçka më abstrakte, ndonjë zotim për ta pranuar planin franko-gjerman”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika