Takimi Kurti-Vuçiq, Mushkolaj: Nesër BE-ja do të provojë të shpëtojë diçka nga Marrëveshja Bazë

Analisti, Imer Musholaj, ka komentuar takimin e planifikuar për më 14 shtator në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Sipas Musholajt, në këtë takim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, nuk pritet të ndodhin lëvizje të mëdha nga palët, por BE-ja do të provojë të mbajë gjallë disa elemente të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve

Analisti, Imer Mushkolaj

Duke komentuar takimin e 14 shtatorit (nesër) në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, analisti Imer Musholaj ka thënë se në këtë takim pala ndërmjetësuese, Bashkimi Evropian, do të mund të shpëtojë diçka nga Marrëveshja Bazë.

Mushkolaj beson se palët nuk do të kenë lëvizje “serioze” dhe po provojnë që çështja të zvarritet deri në një ndryshim të të situatës gjeopolitike.

“Nesër BE-ja do të provojë të shpëtojë diçka nga ajo marrëveshja Baze, për të cilën janë pajtuar palët. Ta dimë se janë paralajmëruar sanksione të reja, janë paralajmëruar edhe përftime, jo vetëm sanksione. E kemi dëgjuar emisarin amerikan, duke treguar se çfarë mund të përfitojnë dhe si mund të ndëshkohen palët. Nuk pres që do të ketë lëvizje serioze prej qëndrimeve i kanë të dyja palët. Po provojnë që çështja të zvarritet, e cila ndryshe të shihet prej BE-së, ndryshe shihet prej Kosovës. Të dyja shpresojnë se do të ndryshojë në aspektin gjeopolitik”, ka thënë Mushkolja.

Sipas agjendës së paralajmëruar nga BE-ja, Kurti dhe Vuçiq do të diskutojnë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, por edhe për çështje aktuale. Këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia e arritën në shkurt në Bruksel, ndërkaq në mars në Ohër u pajtuan për aneksin e zbatimit të saj.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika