Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, merr pjesë edhe Escobar

Në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, do të jetë i pranishëm edhe emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiqit, në Bruksel, më 2 maj, do të jetë i pranishëm edhe emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku ndër të tjera konfirmohet një konferencë për media, të cilën Escobar do ta realizojë më 3 maj, një ditë pas takimit Kurti-Vuçiq.

Kjo për të folur pikërisht për takimin e 2 majit dhe rezultatit, të cilën ai do ta prodhojë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takohen në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e asaj që njihet si Marrëveshje Bazë, e që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Por, pas këtij takimi, palët i kanë interpretuar ndryshe-ndryshe detyrimet e tyre, ndërkohë që BE-ja ka theksuar se ato obligohen që t’i zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

Dështimi për t’i zbatuar ato do të ketë pasoja, ka paralajmëruar BE-ja.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika