Takimi Kurti-Vuçiq, opozita do të kërkoj interpelancë

Takimet e Kurtit në Berlin janë komentuar mjaftë por mesa duket jo të gjithë i kanë marr të gjitha përgjigjiet për pyetjet e tyre për këto takime. Janë partitë opozitare e njohësit e ceshtjeve politike të cilët po kërkojnë më shumë llogaridhënje nga këto takime nga ana e Kryeministrit kosovar për cka po kërkojnë edhe raportim në Kuvendin e Kosovës

Fillimisht kryeministri i Kosovës u takua me kancelarin e gjermanisë Olaf Scholz.

Por, më shumë interes zgjoi darka joformale mes Albin Kurtit dhe presidentit të serbisë, Aleksandër Vuciq.

Shefi i qeversië, që me tu kthyer nga Berlini u nis për në Shtete e Bashkuara të Amerikës, për këtë takim me presidentin serb, nuk ka dhënë shumë detaje.

Por, janë partitë opozitare që kërkojnë më shumë detaje nga këto përballje. Sidomos atë me Presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala po thotë se Kurti për këto takime duhet të jetë më transparent.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala

“Tani kemi ardhë me një faze te re ku zoti Kurti pas me shume se dhjetra viteve me propagande politike opozitare duke trumbetu asnjëherë uljen me Vuciqin ne një tavoline e tash ulet e darkon me te e nuk kemi asnjë lloje transparencë as për opozitën as për qytetaret”, ka deklaruar deputeti i PDK-së Ferat Shala.

Përballje në Kuvend para deputetëve për këto takime po kërkon deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.

“Zoti Kurti është i obliguar te raportoj ne Kuvend. Ne kemi edhe rezoluta për ketë çështje. Prandaj ai pas çdo takimi duhet te vije dhe te raportoj ne Kuvendin e Republikës se Kosovës”, ka thënë Bunjaku.

Qartësi nga takimet e Kurtit po kërkon edhe njohësi i rrethanave politike, Artan Muhaxhiri.

“Takimi ne Gjermani ishte i një rëndësie te jashtëzakonshme dhe për këtë arsye Kryeministri Kurti e ka obligim qe te jete maksimalisht transparent ndaj qytetareve te Kosovës për atë se cka është biseduar. Llogaridhënie duhet te jep sidomos për rrjedhën e procesit te dialogut”, ka deklaruar Muhaxhiri.

E nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se  Kosovës i duhet një dialog përmbyllës me njohje reciproke e jo takime rutinore sic i kanë quajtur ata.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika