Një takim mes Kryeministrit Albin Kurti dhe ndërmjetësve të dialogut Kosovë – Serbi u pa që këtë të mërkurë.
Mirëpo pak më e vështirë po duket të jetë organizimi mes Kryeministrit Albin Kurti e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqi.
Kërkesën që palët urgjentisht të kenë një takim, Borell e bëri publike gjatë së martës të 30 majit.
Një ditë pas, detaje rreth një takimi të mundshëm dhe nëse palët janë dakorduar, përgjigje nuk është dhënë Bashkimi Evropian.
Përgjigje për një takim të mundshëm, nuk ka dhënë as Qeveria e Kosovës.
Derisa vazhdon heshtja nga të dy taborët, skeptik për një takim të mundshëm në këto momente kritike, po shprehet profesori Milazim Krasniqi.
“Tash për tash procesi politik është minuar dhe praktikisht është shkatërruar se a do të ribëhet kjo varët nga ndërkombëtaret dhe përndryshe nga ajo që kemi parë nuk egzistonë vullneti politik as nga Kurti e as nga Vuciqi”, ka deklaruar Krasniqi.
Shpresa e vetme që dy liderët të ulën për të dal nga kjo situatë, është që ndërkombëtarët të dalin në terren
“ Aktualisht nuk mendoj se ka gjasa për një takim të nivelit të lartë pasi të dyja palët presin përfshirjen e fuqive të mëdha, veçanarisht SHBA-në e BE-në, në mënyrë që të rregullohet tereni dhe të ketë një garanci ndërkombëtare për vendimet që do të mirren”, ka deklaruar analisti Artan Muhaxhiri.
Situata në veri është tensionuar pas betimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore.
Serbet lokal në shenjë revolte që nga e premtja e javës së kaluar janë duke protestuar.